Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin, duke përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./EuroNews