Policia e Korçës ka arrestuar 3 dëshmitarët Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arian Manellari, lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec, më 10 gusht 2024.

Arrestimi i këtyre tre shtetasve ka ardhur pasi Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në arrest në burg.

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Policia njoftoi sot se Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbi jetën shtetasi E. P., 42 vjeç./ata