Jahti eksplorues “Steel” vizitoi mëngjesin e së hënës portin më të madh në vend.
Autoriteti Portual Durrës ndau në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i këtij jahti në port.
“Jahti “Steel” karakterizohet nga një strukturë alumini prej 55 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 3,3 m dhe një kapacitet mbajtës prej 78 tonësh”, theksoi APD.
Ky jaht lundron nën flamurin e ishujve Kajman, ndërsa ka mbërritur në brigjet e Durrësit nga porti i PortNovi, (Mal i Zi) dhe do të vijojë itinerarin në brigje të tjera në Adriatik.
Porti i Durrësit është një ndër destinacionet kryesore të jahteve turistike sidomos gjatë sezonit veror.