Një shqiptar i cili u arrestua në Britani pasi u kap duke grabitur një banesë, pritet të dëbohet nga vendi pasi të lirohet.

 

 

 

Mediat e huaja shkruajnë se Fatmir Limani kishte hyrë në një banesë përmes dritareve dhe më pas ka grabitur sende me vlerë. Pronari i banesës së bashku me familjen e tij ishin larguar për pushime, por ishte sinjalizuar nëpërmjet telefonit.

 

Ai kishte vënë re dy persona që po lëviznin në pronën e tij dhe menjëherë kishte kontaktuar fqinjin dhe më pas policinë. Ndërkohë në pranga ra 23-vjeçari shqiptar Fatmir Limani, ndërsa autori tjetër arriti të largohej.

 

Limani kishte mbërritur në Britani në rrugë ilegale dhe në dëshminë e tij tregoi se duhet t’u paguante trafikantëve 25,000 £,.