Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Similar". Zbardhen 4 raste të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

 

Policia ka arrestuar shtetasin F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasin M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar "Similar" në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.” – njofton policia.