Një vezë e kohës romake, që u gjet disa vite më parë në qytetin Aylesbury në Anglinë Qendrore, u zbulua se përmban ende lëng.
Siç konfirmoi Edward Biddulph, menaxher i gërmimeve në ”Oxford Archaeology”, ekspertët besojnë se është një e bardhë veze dhe e verdhë veze që janë kombinuar për të formuar një lëng të vetëm.
Një skanim CT tregoi lëngun, si dhe një flluskë ajri.
Skanimi u krye disa muaj më parë për të sqaruar se si veza, me gjasë e pulës, mund të ruhej më së miri.
Thuhet se veza u gjet në një gropë të mbushur me ujë, nga e cila dikur nxirrej ujë për t’u pirë.
Mund të jetë vendosur atje si pjesë e një oferte midis viteve 270 dhe 300 pas Krishtit.
Edhe nga vezë të tjera, që u zbuluan gjithashtu aty u thyen pasi ranë në kontakt me ajrin, kishte dalë një lëng me një erë depërtuese squfuri.
“Kjo vezë ka potencial të madh kërkimor”, tha Biddulph.
Veza e mbijetuar prej kohësh ngre pyetjen se si mund të ruhen objekte të tilla, por edhe çfarë lloj pule ishte dhe pyetje rreth mbajtjes dhe përdorimit të pulave dhe shpendëve në kohën romake.
Përveç vezëve, gjatë gërmimeve mes viteve 2007 dhe 2016 u gjet edhe një shportë e rrallë, e cila mund të ketë pasur edhe bukë./ata