Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149-të të Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, dhe kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

Me kryeparlamentarin turk Kurtulmuş, kryetarja Spiropali bisedoi mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë mes popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare për nxitjen e këtyre marrëdhënieve.

Me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Ndërsa me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova u diskutua mbi bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta në organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe rikonsiderimin e kërkesës për njohjen e Kosovës./ata