Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë në bankat tregtare u rritën në nivelin 2.2% në fund të 6-mujorit të parë 2024.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma e interesit mesatar të depozitave u rrit me 0.5% që prej fillimit të vitit.
Rritja e normave të interesit të depozitave është rezultat i mekanizmit të transmetimit të politikës monetare. Banka e Shqipërisë e ka ndryshuar normën bazë të interesit për lekun muajt e fundit, duke e çuar atë tani në nivelin 3%, që është reflektuar edhe në interesat e kredive dhe depozitave.
BSH-ja bëri të ditur se në qershor 2024, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 205.4 miliardë lekëve, me një rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë me trend në rritje paraqitet edhe norma mesatare e interesit për depozitat në euro.
Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit të depozitave në euro në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 arriti në 1.7%, ose 0.6% më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar./ata