Si sot 113 vite më parë do të vinte në jetë Migjeni, poeti i mjerimit dhe i fshikullimit të padrejtësisë, shkrimtari më modern i letërsisë shqipe të viteve ’30.

Migjeni është një ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare mbas Rilindjes, përfaqësues i realizmit kritik të viteve ‘30.

I lindur në një familje të varfër, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes në Shkodër dhe me vonë në Tivar e Manastir.

Ai punoj si arsimtar në Shkodër, Vrakë e Pukë nga vitet 1932 deri në 1937. Në veprën e tij, Migjeni pasqyroi gjendjen e vajtueshme të popullit shqiptar dhe shtresat e varfra.

Migjeni shprehu protestën dhe revoltën, ëndërroj për një botë të re me aspirata të reja.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër gjithashtu ndau sot foton e banesës ku ka lindur poeti Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), e cila është Monument Kulture, Kategoria l e shkrpeur nga fotoreporteri Genti Demolli./ata