Ai do të jetë mbreti i ardhshëm i Anglisë, pas babait të tij William, por princi George, 11 vjeç, djali i madh i princeshës Kate, ka një ëndërr tjetër para kurorës.
”Ai dëshiron të bëhet picier”, shkruan corriere.it.
Pasionin për picat princi George e zbuloi këtë vetë gjatë një vizite në kafenenë ”Wiveton Hall” në Norfolk.
”Princi i vogël ishte i magjepsur nga furra me dru, ajo në të cilën ne gatuajmë picën këtu në restorant”, deklaroi Desmond MacCarthy, pronar i restorantit.
”Kjo është ajo që dua të bëj kur të rritem!”, kishte deklaruar princi i vogël George i emocionuar.
”Wiveton Hall Café” në fakt do të mbyllet në nëntor, pas 17 vitesh aktivitet.
”Jemi në vështirësi ekonomike, nuk mund të përballojmë më shpenzimet tona. Është e trishtueshme kur gjërat ndryshojnë por besoj se me kalimin e kohës diçka tjetër do të ndodhë”, argumentoi MacCarthy./ata