Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Adresa e sulmeve të Izraelit gjatë natës kanë qenë kampi i refugjatëve Jabalia, qyteti i Gazës në veri si dhe Khan Yunus në jug dhe kampi i refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore.

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore në spitalin "Kamal Adwan", në sulmin ndaj një shtëpie në lagjen Al-Faluja të Jabalia-s humbën jetën 4 palestinezë ndërsa në sulmin në shtëpinë e familjes Ed-Dahduh në lagjen Al-Zeitoun i qytetit të Gazës humbën jetën 3 palestinezë.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, 10 persona humbën jetën në sulmin në shtëpinë ku ishin strehuar të zhvendosurit në rajonin Bani Suheila të Khan Younis dhe 7 persona në qytetin Al-Fukhari.

Ndërkohë, 5 persona kanë humbur jetën në sulmin e kryer ndaj një shtëpie në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat./aa