Kombëtarja e Nigerisë në Futboll është bllokuar në aeroportin Al Abraq në lindje të Libisë për 18 orë.
Zyrtari i aeroportit, Jalal Al Mahshhash, në deklaratën për media tha se kombëtarja nigeriane refuzon të luajë ndeshjen në Libi.
Duke treguar se kombëtarja nigeriane ende gjendet në aeroportin Al Abraq, Al Mahshhash tha se futbollistët nigerianë kanë vendosur që të kthehen në vendin e tyre.
Sipas lajmeve në mediat libiane, Kombëtarja e Libisë në futboll mori të njëjtin trajtim para ndeshjes së saj kundër Nigerisë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës më 11 tetor, prandaj "në një lëvizje reciprociteti", skuadra nigeriane është zbritur në aeroportin Al Abraq, që ndodhet 330 kilometra nga Benghazi, ku ishte caktuar të zhvillohej ndeshja e tyre./aa