Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona për trafik emigrantësh. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta.
Duke iu referuar burimeve nga policia, Çelmeta raporton se në total janë arrestuar 25 persona, por 10 prej tyre janë kapur më herët, ndërsa 15 gjatë mbrëmjes të së hënës.
Detajet e operacionit pritet të bëhen publike në orët në vijim. Ndërkohë një person është arrestuar dhe në Sarandë./BalkanWeb