Mbrëmjen e kësaj të premte në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai është goditur me thikë nga L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./EuroNews