Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo u shpreh sot tepër i lumtur për fitoren me Gjeorgjinë në Tbilisi, teksa theksoi se ishte e merituar.
Pas ndeshjes, Silvinjo tha se, kjo fitore e mban ende ekipin gjallë në Ligën e Kombeve dhe se puna për dy ndeshjet e radhës me Ukrainën dhe Çekinë nis nga sot.
“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi i vetëm nga ndeshja e kaluar ka qenë rezultati. Në të kaluarën nuk arritëm dot të fitonim, kurse në këtë po. Kam folur dhe me Sagnol, i cili ka bërë shumë mirë me skuadrën e tij. Të njëjtat gjë tha dhe ai. Dhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për t’i ndryshuar gjërat. Kishim një mundësi shumë të mirë me Asllanin, por fati nuk donte. I gjithë grupi ka funksionuar mirë. Kemi bërë shumë mirë dhe po rritemi si Kombëtare”, tha ai për Digitalb.
Silvinjo u shpreh se, Shqipëria është një ekip i madh dhe se është krenar që është trajneri i Kombëtares.
“Sigurisht që trishtohem kur humbasim një ndeshje, por sot të gjithgë lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Tuci që ishte në formacion, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Dhe po, jemi një skuadër e fortë”, tha ai.
“Sigurisht që duhet të festojmë për Shqipërinë. Puna nis që nga dita e sotme. Sigurisht që duam të festojmë, por duhet dhe të punojmë. Sot i bashkohemi festës së Shqipërisë, por kujtojmë që është një grup shumë i vështirë. Çdo ekip mund të mundë ekipin tjetër. Çdo gjë është e hapur. Këto ekipe kanë bërë Evropian si ne. Çdo gjë është e hapur, por me këmbë në tokë”, theksoi Silvinjo.
Për ndeshjen me Çekinë ai tha se, “e kemi diskutuar me stafin dhe lojtarët që nuk e kemi menaxhuar si duhet ndeshjen me Çekinë. Rikujtoj që gjatë kualifikueseve ka mundur. Dinë të luajnë 15 minutat e para. Pavarësisht se me Gjeorgjinë është një ekip shumë i mirë, shumë fizik, por bëmë mirë dhe këtu”.
“Gjeorgjia na ka studiuar, por mendoj se kanë bërë një ndryshim në skemën e tyre, ai që na shënoi në Tiranë. Unë e respektoj trajnerin e Gjeorgjisë, është me shumë eksperiencë. Ka qenë një ndeshje e mirë nga të dyja ekipet. Por e theksoj që është një lloj krenarie që ne perceptohemi si një ekip i madh nga ekipet e tjera. Sigurisht që mund të kem “dhimbje koke”, por është një dhimbje koke që dua ta kem. Por mund të them që Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë”, tha ai.
“E kemi merituar të fitojnë këtë ndeshje, ne kemi bërë një punë të mirë, e gjithë federata. Të gjithë e kemi merituar të bëjmë 6 pikë dhe të ecim para. Jemi ende të gjallë, i thashë djemve që kjo është një fitore që duhet ta shijojnë shumë”, u shpreh Silvinjo për “DigitAlb” pas ndeshjes./ata