Një aksion policor është zhvilluar në Tiranë për futjen e botokosit kontrabandë. Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike.

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 3 persona janë arrestuar, mes tyre Milton Kumaraku, 3 në kërkim dhe 6 të tjerë janë vënë në hetim.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit që ka dhënë gjykata e Tiranës. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë për botoks kontrabandë, është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabandë./Shqiptarja