Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Tiranë, ku një punonjës i Gardës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës. 

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e sotme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma. 

37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej./Shqiptarja