Drejtoria e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT) me një operacion në Afrikë kapi Ahmet Baykara-n, anëtar i organizatës terroriste Al-Kaeda, i cili u zbulua se kishte kryer sulm terrorist kundër bazave të Forcave të Armatosura Turke (TAF) në Siri.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT përcaktoi se Baykara, anëtar i organizatës terroriste Al-Kaeda, mori pjesë në aksionet kundër zonave të bazës së Forcave të Armatosura Turke dhe një autokolone të Forcave të Armatosura Turke në Idlib të Sirisë.

Konstatohet se terroristi Ahmet Baykara u arratis në Afrikë pasi kuptoi se po ndiqej.

Baykara, i cili ishte planifikues dhe zbatues i shumë aksioneve kundër Forcave të Armatosura Turke, u kap në një vend afrikan si rezultat i inteligjencës dhe analizës së rrezikut nga MIT.

Mësohet se terroristi Baykara ka rrëfyer veprimet që ka kryer ndaj Forcave të Armatosura Turke përtej kufirit, ka treguar edhe për aksionet që ka planifikuar në shumë pika të ndjeshme të Türkiyes dhe se cilët janë personat me të cilët ka vepruar./aa