Sali Berisha ishte në Librazhd, aty ku dhe prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çota.

 

Ai solli në vëmendje se taksat e qytetarëve vidhen e për këtë arsye Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra, edhe pse është më e pasura në rajon.

 

“Për shkak të dyfishimit të taksave, ai ka inkasuar në arkën e shtetit, 5.8 miliardë euro në vit. Në vitin 2013, me gjysmën e taksave kemi inkasuar 3.8 miliardë. Pra, dy miliardë euro më shumë në vit ka marrë nga taksat. Ku shkuan ato? Deri në vitin 2013, rrogat u dyfishuan, dolëm në krye të vendeve të rajonit. Po pse dolëm? Sepse qytetarët e meritojnë sepse Shqipëria është një vend shumë i pasur. Dhe përsëri me ato 3.8 miliardë u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, qindra ujësjellës, 1300 objekte arsimore. Por prapë u dyfishuan rrogat dhe pensionet. Ku shkojnë këto para? Këto vetëm vidhen. Ndërtohet rruga me 24 milionë euro kilometri, ndërkohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet me 2 maksimumi 3 milionë euro,” – u shpreh Berisha.