Fieri është qarku me prodhimin më të lartë të perimeve në serra në Shqipëri.

Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat zyrtare mbi treguesit e prodhimit bujqësor (perime) në serra në qarqet e vendit.

Sipas INSTAT, mbi 48% e prodhimit të perimeve në serra i përket qarkut të Fierit. Ndërsa 52% e këtij prodhimi shtrihet në qarqet e tjera të vendit. Produkti që kryeson me prodhimin më të lartë është domatja, që zë 51,9% të prodhimit të përgjithshëm në serra.

Fermerët kanë rritur ndjeshëm vitet e fundit prodhimin e perimeve të freskëta në serra, falë edhe subvencioneve nga dy masa të Skemës Kombëtare të Mbështetjes së Bujqësisë  që adresojnë pagesa direkte, për faturat e inputeve bujqësore dhe financim 50% të vlerës së investimit në serra.

Aktualisht produktet e perimeve në serra përfaqësojnë mbi 25% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor vendas, ku një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi shkon për eksport./ata