Një terapi gjenetike e sapozbuluar konverton yndyrat e këqija në ato që janë më të mira për shëndetin, si dhe zbut mosfunksionimin metabolik, plakjen e parakohshme të qelizave dhe mbrojtjen e kockave që suportojnë peshën e tepërt, shkruan focus.it.

Kjo terapi gjenetike u zhvillua nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Uashingtonit, i cili përdor një virus të çaktivizuar për të transportuar kopje shtesë të gjenit yndyrë-1 në qeliza, i cili kryen pikërisht këto detyra.

Terapia, e përshkruar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS, është testuar me rezultate të mira te minjtë, duke hapur terapi kundër obezitetit që synojnë veçanërisht fëmijët.

“Vëmë re se obeziteti shkakton plakje të shpejtë të gjunjve te pacientët. Dieta moderne, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, priret të jetë e lartë në yndyra Omega-6 dhe e ulët në Omega-3, gjë që mund të çojë në një çekuilibër, veçanërisht te fëmijët. Terapia gjenetike që kemi zhvilluar konverton automatikisht Omega-6 në Omega-3 duke transformuar në mënyrë efektive yndyrat e këqija në yndyRa të mira’’, thekson Farshid Guilak, koordinor i studimit.

Marrëdhënia midis Omega-6 dhe Omega-3, dy familje të yndyrave të pangopura, është e rëndësishme sepse, ndërsa Omega-3 ka gjithmonë një funksion antiinflamator, ndërsa Omega-6 në vend të kësaj nxisin inflamacionin.

Prandaj, ekuilibri i duhur midis dy llojeve të yndyrave është i nevojshëm për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, diabetin dhe artritin.

Studiuesit zbuluan, në fakt, se një administrim i vetëm i terapisë tek minjtë obezë është në gjendje të reduktojë ndjeshëm efektet e një diete të pabalancuar, duke zbutur gjithashtu plakjen e parakohshme./ata