Nivelet e larta të stresit mund të lexohen edhe nga mishrat e dhëmbëve dhe rrezikojnë të dëmtojnë qëndrueshmërinë e dhëmbëve në afat të gjatë.

 

”Përafërsisht 24% e atyre që pretendojnë se janë të stresuar, në fakt kanë probleme objektive të inflamacionit të gingivave”, shpjegon Roberto Rotundo, ekspert i Shoqatës Italiane të Periodontologjisë dhe Implantologjisë (SidP).

 

Rotundo sugjeron ”më shumë kujdes ndaj higjienës orale pikërisht në momente veçanërisht stresuese, si për shembull para ardhjes së pushimeve të shumëpritura verore”.

 

Stresi është lidhur me sëmundje të ndryshme sistemike nga studime të shumta shkencore dhe, qysh në vitet ’90, disa kanë nxjerrë në pah lidhjen me periodontitin, ose inflamacionin kronik të mishrave të dhëmbëve që çon, nëse nuk trajtohet siç duhet, në humbjen e dhëmbëve.

 

“Këto janë studime vëzhguese nuk mund të demonstrojnë një marrëdhënie shkak-pasojë, por sigurisht që tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis stresit dhe periodontitit”, shpjegon Rotundo.

 

Arsyeja pse stresi favorizon periodontitin karakterizohet nga fakti se ai përcakton një çlirim të shtuar të hormoneve kortikosteroide dhe katekolaminave, të cilat nga ana e tyre frenojnë ose zvogëlojnë prodhimin e limfociteve, thënë ndryshe qelizat thelbësore për sistemin tonë imunitar, duke shkaktuar për pasojë një reagim imunitar të dëmtuar.