Anija italiane, që solli emigrantët e parë në vend, është larguar nga brigjet shqiptare pak minuta më parë.

Kjo anije solli 16 emigrantët e parë që do të vendosen në Gjadër, kamp ky i ndërtuar posaçërisht për pritjen e emigrantëve që vijnë nga Italia.

Kujtomë se anija 'Libra' e marinës ushtarake italiane, u ankorua në portin e Shëngjinit me 16 emigrantë meshkuj, të cilët u shpëtuan në det të dielën.

Dhjetë prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, vende që konsiderohen si të sigurta nga Italia./SyriNet