Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

 

Mësohet se shofer ka qenë shtetasi Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen.

 

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, Luan Dukaj, 50 vjeç.

 

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

 

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç”-njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.