Territori shqiptar përgjatë ditës së martë pritet të përfshihet nga një sistem i paqëndrueshëm atmosferik duke sjellë në vend vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në zonat qëndore dhe në jug të territorit. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do ulen lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.