Regjimenti shqiptar i Operacioneve Speciale shfaqi profesionalizëm dhe aftësi të jashtëzakonshme gjatë vlerësimit të tyre SOLTG të monitoruar nga SOFCOM i NATO-s.

NATO ndau sot pamje nga vlerësimi i regjimentit të trupave shqiptare, duke shtuar se ky vlerësim nxjerr në pah jo vetëm aftësitë e tyre operacionale në përputhje me standardet e NATO-s SOF, por edhe angazhimin e fortë brenda Aleancës.

Operatorët specialë, së bashku me ekuipazhet shqiptare të Air Force Cougar dhe Black Hawk, demonstruan gatishmëri dhe ndërveprim të jashtëzakonshëm operacional, bën të ditur NATO./ata