Përgjimet kanë zbuluar dhe biseda të biznesmenit Pëllumb Gjoka me Ardit Hasanbengën, ish Shefin e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat.

 

 Bëhet fjalë për biseda mes tyre gjatë kohës që Hasanbega ka qenë me detyrë në policinë e Shkodrës.

Pëllumb Gjoka i ka kërkuar të mos hetojë një vrasje përderisa nuk ka prova.