Boksierja shqiptare Esmeralda Novruzaj ka siguruar medaljen e bronzit në Kampionatin Evropian të Boksit U23, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Lajmin e bëri të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili njoftoi se, Novruzaj do të garojë për të siguruar medaljen e argjendtë.

Boksierja shqiptare do të garojë sot në orën 14:00 me serben Kuluhova, për të fituar medaljen e argjendtë./ata