Para fillimit të ndeshjes kundër Atalantës, lojtarët e Napolit u gjunjëzuan duke adoptuar “Taking the Knee”, një gjest me origjinë amerikane, për të protestuar kundër racizmit.

Në fushë nuk ishin vetëm 11 titullarët por edhe e gjithë pankina e Napolit.

Kjo lloj proteste ka lindur në vitin 2016 para një ndeshjeje të futbollit në SHBA, në të cilën lojtarët u gjunjëzuan gjatë himnit të SHBA-së për të tërhequr vëmendjen e publikut për problemet e racizmit.

Kështu nisi dita në stadiumin ‘’Maradona’’ të Napolit para ndeshjes ndaj Atalantës. Mikrofonin e stadiumit e ka marrë aktori dhe regjisori Marco D’Amore i cili tha: “Sytë tanë kanë parë shumë, veshët tanë kanë dëgjuar shumë, por këtë herë nuk është më indiferentizëm dhe pakujdesi, Napoli të dëgjojë zërin tuaj pa turp, frikë, le t’i themi së bashku jo racizmit”, shtoi ai.

Pranë aktorit D’Amore ishte Mohamed Seick Mane, një nga lojtarët e rinj të Napolit. Gjatë këtij momenti reklamat në fushë u zëvendësuan me një sfond të zi me fjalët “Jo racizmit”./ata