Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të veprimtarive me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në 30 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali, Prishtinë, u zhvillua ndeshja e futbollit midis skuadrave të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në skuadrën e Kuvendit të Shqipërisë u aktivizuan deputetët:

Portierë: Plarent Ndreca, Dashnor Sula.

Mbrojtës: Denis Deliu, Lefter Gështenja, Gledis Çeliku, Saimir Korreshi, Eduard Ndreca, Asllan Dogjani.

Mesfushorë: Eduard Shalsi, Isuf Çela,
Arkend Balla, Flamur Hoxha, Ilir Topi, Alban Xhelili, Xhelal Mziu.

Sulmues: Bledar Çuçi, Florenc Spaho, Ramadan Lika, Xhemal Qefalia, Frrok Gjini, Kastriot Piroli

Kapiten: Bledar Çuçi

Trainer: Sulejman Mema.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 5:0 në favor të ekipit të Kuvendit të Kosovës.

Ndeshja u ndoq nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe personalitete të tjerë.
Përveç ndeshjes së futbollit, deputetet e të dy Kuvendeve zhvilluan takime dhe veprimtari të tjera kulturore./ata