Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin e djegies me zjarr të dy makinave që ishin në pronësi të babë e bir, ditën e djeshme (16 tetor) në Kamëz.

I ndaluari është Paulin Doda, 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "shkatërrimi i pronës me zjarr".

“Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën "Bavaria" ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara”, tha polkicia e kryeqytetit.

I dyshuari pasi është afruar te mjetet e parkuara të babë e bir, i ka spërkatur me benzinë dhe u ka vënë flakën. Policia mundi të siguronte provat e para, për të mbërritur tek i dyshuari, teksa po shqyrton edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të panjohura dhe krimi është ende nën hetim aktiv nga ekspertët./Shqiptarja