Një i moshuar, 71 vjeç ka humbur sot kontrollin e automjetit dhe ka përfundura në oborrin e një banese. Si pasojë e banesës janë plagosur 4 austriakë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në vendin e quajtur 'Ujëvara e Borshit'.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit një manovër e gabuar e 71-vjeçarit Astrit Shukullari.

Të huajit ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.  

Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Shqiptarja