Të premten Erjon Meka do të marrë mandatin e deputetit në Kuvend, pasi Jurgis Çyrbja la mandatin e tij si deputet i PS.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se nesër do të zhvillohet seanca publike nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës,  Erjon Meka.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 18.10.2024 në orën 13:00.

Rendi i ditës:

Çështje për shqyrtim rishtas:

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka”.”, thuhet në njoftim./TopChannel