Hamasi deklaroi se SHBA-ja është përgjegjëse për detyrimin e palestinezëve për të migruar me "Planin e Gjeneralëve" në veri të Rripit të Gazës, ku Izraeli kreu gjenocid.

Hamasi bëri një deklaratë për sulmin intensiv tokësor dhe ajror të kryer nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës për 13 ditë.

Deklarata thekson se ushtria izraelite ka "kryer fjalë për fjalë krimin e gjenocidit" në veri të Gazës dhe se sulmet u kryen në kuadër të "Planit të Gjeneralëve" dhe e përshkruan atë si "një nga planet ushtarake më brutale" në historinë moderne që nga periudha naziste".

Hamasi tha se administrata e Washingtonit është përgjegjëse për shkatërrimin e pjesës veriore të Gazës nga Izraeli për shkak të mbështetjes së saj politike dhe ushtarake.

 

- "Duhet të ndërmerren hapa konkretë"

Hamasi bëri thirrje për "hapa konkretë" në deklaratën e tij në lidhje me Samitin e Bashkimit Evropian (BE) - Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) të mbajtur në Bruksel.

"Në kuadër të thirrjes së samitit për të hapur të gjitha pikat e kalimit në Gaza dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, duhet të ndërmerren hapa konkretë në përputhje me thirrjen e armëpushimit në rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite prej 13 ditësh po kryen sulme intensive tokësore dhe ajrore në kampin e refugjatëve Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës.

Ushtarët izraelitë që rrethojnë rajonin synojnë gjithçka që lëviz dhe parandalojnë hyrjen dhe daljen nga rajoni./aa