Një gjykatë lokale në Bangladesh ka lëshuar urdhër-arrest për ish-kryeministren Sheikh Hasina, e cila u arratis në Indi më 5 gusht dhe dyshohet për krime kundër njerëzimit që janë kryer gjatë protestave masive të studentëve në muajt korrik dhe gusht të këtij viti.

Urdhri u lëshua nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në seancën e saj të parë të mbajtur që kur u riorganizua nga qeveria kalimtare e udhëhequr nga Muhammad Yunus.

Gjykata ka paraqitur mbi 60 ankesa kundër ish-kryeministres, partisë së saj "Liga Awami", si dhe kundër ish-zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit. Akuzat përfshijnë dyshime për zhdukje të detyruar, vrasje dhe gjenocid./aa