Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayya tha se lideri i lëvizjes, Yahya Sinwar humbi jetën në sulmin izraelit.

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Al-Hayya bëri një deklaratë me video lidhur me çështjen.

Në deklaratën e tij, Al-Hayya tha se Sinwar humbi jetën në sulmin izraelit dhe se ai doli përpara pa frikë, luftoi në vijën e frontit dhe se ka vepruar mes pozicioneve të luftës.

"Lufta do të vazhdojë në të gjitha tokat palestineze derisa të krijohet një shtet palestinez me Kudsin si kryeqytet", deklaroi al-Hayya.

Ai theksoi se pengjet izraelite nuk do të kthehen në vendin e tyre derisa të ndalen sulmet në Gaza, derisa forcat izraelite të tërhiqen plotësisht nga Gaza dhe derisa të burgosurit palestinezë të lirohen nga qendrat e paraburgimit./aa