Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ndërsa ka publikuar zyrtarisht albumin e saj të radhës, nuk harron të vë në dukje herë pas herë origjinën e saj.

 

 

Bebe Rexha publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria dhe një video duke kërcyer me këngë shqip në Los Angeles

 

Ajo duket aktive në rrjete sociale dhe energjike, ku ndër të fundit është një postim-galeri që përmban pak nga fëmijëria e saj, të afërmit dhe origjinën shqiptare.

“Duke kënduar ‘cover’ dhe duke festuar”, ka shkruar Bebe.

 

Ndër postimet e 33 vjeçares përfshihet edhe një video ku ajo kërcen me kunatën e saj në Los Angeles, nën tingujt e këngës “Zemër” të Dhurata Dorës.