Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur një këmbësor.

 

 

Mësohet se këmbësori A.M., është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

NJOFTIMI:

 

Bulqizë/ mjeti del nga rruga plagoset një person

 

 

Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C.,  duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.