Një aksident i rënë është regjistruar ditën e sotme në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar.
Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” ku automjeti tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
“Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, tha policia