Në Durrës është hapur aplikimi sa i përket subjekteve që do të operojnë dhe do të ofrojnë shërbime lundrimi për qëllime turistike. 

 

“Nga dita e sotme është hapur aplikimi përsa i përket ofrimit dhe shërbimit të turizmit detar edhe në qytetin e Durrësit. Në fakt interesi mbetet i lartë pasi janë të shumta subjektet që operojnë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, por edhe në zonën e Gjirit të Lalzit, të cilët aplikojnë për të marrë këtë shërbim me qëllim që të ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë muajve të verës. Në Durrës janë ofruar 5 vendbazime të sigurta sa i përket zhvillimit të aktivitetit dhe sporteve ujore që aplikohen në qytetin e Durrësit”, raportoi gazetarja.Ajo u shpreh se këtë vit duhet që subjektet përfituese të certifikohen edhe nga Ministria e Turizmit për ofruar plazh dhe shërbim më të sigurt.

 

“Aplikimet do të bëhen në disa vende të ndryshme, ku personat fillimisht duhet të aplikojnë në Bashkinë e qytetit për të marrë edhe vendin që ata duan për të zhvilluar aktivitetin e tyre dhe më pas do i drejtohen kufirit dhe Kapitenerisë së Portit të Durrësit aty ku do të caktohet edhe vendi më i sigurt nga ana e tyre, parë nga këndvështrimin sa i përket bregdetit të Durrësit, jo vetëm, por edhe plazheve të tjera që ofron ky qytet. I gjithë dokumentacioni duhet t’ia kalojnë ministrisë së Turizmit ku kjo e fundit certifikon subjektet që do të jenë përfitues brenda një afati 15 ditësh duke u kthyer përgjigje me qëllim që këta të fundit të jenë gati për ushtrimin e aktivitetit të tyre”, raportoi gazetarja./tvklan.al