Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe i nxehtë. Pasditja do të  sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

 

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.