Një 57-vjeçar me inicialet G.T është arrestuar pasi drejtonte urbanin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë, ai është arrestuar në flagrancë, pasi kur ju kërkua të bënte testin me anë të aparatit alkool-testues, rezultoi se ishte i dehur.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”,-thuhet në njoftimin e policisë.