Dy turistë gjermanë kanë shpëtuar mrekullisht këtë mbrëmje në Koman në Shkodrës.

Makina e tyre për pak sa nuk përfundoi në ujë, nga një lartësi gati 30 metra, pasi doli nga ura, në aksin Koman-Vau i Dejës.

Banorë të zonës i erdhën në ndihmë turistëve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina ka mbetur për minuta të tëra varur dhe është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës dhe autoriteteve vendore, që me ndihmën e mjeteve të ndryshme dhe litarëve ta tërheqin dhe shpëtojnë turistët.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia vendore për hetimet. Kryetari i fshatit Koman, Frederik Gjoni, tha se ka shumë ankesa për këtë aks rrugor me gropa, pa mbrojtëse dhe pa sinjalistikë.

“Siç e shikoni makina është varur dhe poshtë është 30 metra. Për fat të mirë turistët gjermanë kanë shpëtuar dhe i kemi nxjerrë”, tha ai. Ky aks cilësohet si tepër problematik dhe i rrezikshëm./Shqiptarja