Sonetet e Shekspirit ngjitet në skenën e Teatrit “Petro Marko”. Veprat e jashtëzakonshme, që mbartin mesazhet për jetën, filozofinë e dashurinë, u sollën mjeshtërisht në një shfaqje me regji të Kristaq Skramit e nën interpretimin e aktorëve Astrit Mamaj, Margent Caushi, Alba Shtëmbari dhe Loris Sinanaj.

Çdo sonet është konceptuar si një lëvizje e vazhdueshme dramatike që mund të shihet përmes mesazhit moral, shpirtëror dhe filozofik, në të cilin na tregon kohëzgjatjen e shkurtër të jetës njerëzore dhe nevojën për ta shfrytëzuar atë sa më shumë.

Kjo mbrëmje magjike u shoqërua me një muzikë të kompozitorit të njohur, Aulon Naci.

Interpretimet u shoqëruan me duartrokitjet e vazhdueshme në kor të art-dashësve që kishin mbushur sallën e teatrit.

Sonetet e William Shakespeare do të shfaqet edhe mbrëmjen e te dielës në Skenën e teatrit Petro Marko./Shqiptarja