Raportohet se kabineti izraelit nuk i ka dhënë kryeministrit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant autoritetin për të vendosur për kohën e sulmit ndaj Iranit.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, mbledhja e kabinetit të mbajtur mbrëmë, ku u diskutua për sulmin e mundshëm ndaj Iranit, zgjati afërsisht 6 orë.

Thekoshet se Netanyahut dhe Gallantit nuk iu dha autoriteti për të caktuar kohën e përgjigjes ndaj sulmit raketor të Iranit në takim.

Gjithashtu thuhet se përveç sulmeve ndaj Iranit, në rend dite ishin edhe negociatat që do të rifillonin mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e të burgosurve.

Irani nisi një sulm me raketa ndaj Izraelit më 1 tetor. Qeveria e Tel Avivit njoftoi se do t'i përgjigjej këtij sulmi të Iranit./aa