Anadolu ka zbuluar se vendi ku ka vdekur kreu i Organizatës Terroriste FETO, Fetullah Gülen, është kampusi Monroe i Spitalit St. Luke's në shtetin e Pensilvanisë, SHBA, ndërsa ka filmuar dhomën ku ka qëndruar para se të vdiste.

Sipas informacionit që gazetari i Anadolu-t ka marrë nga një personel i spitalit në kampusin Monroe i Spitalit St. Luke's në Pensilvani, emri i kreut të FETO-s Gülen gjendet në mesin personave që kanë vdekur në spital.

Ndërkaq, sipas informacionit që Anadolu ka marrë nga zyrtarët e spitalit, kreu i organizatës Fetullah Gülen menjëherë para se të vdesë ka qëndruar në dhomën numër 251 të spitalit.

Dhoma 251 e filmuar nga Anadolu mund të shihet se para një kohe është zbrazur dhe pastruar, ndërsa personeli i spitalit tregoi se para një kohe të shkurtër, disa njerëz kanë shkuar atje për t'i parë ata që shoqëronin Gülenin.

Vizitorët e spitalit nuk lejohen të shkojnë në morg ndërsa vizitorët drejtohen në pjesën ku gjenden dhomat e pacientëve.

"Edhe burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vdekjen e kreut të organizatës terroriste FETO", kishte theksuar kryediplomati turk, Hakan Fidan.

Duke theksuar se do të vazhdojë lufta kundër terrorit me vendosmëri, Fidan tha: "Ka vdekur lideri i kësaj organizate të errët"./aa