Belind Këlliçi ka folur në një dalje për mediat mbi zgjedhjet e 14 majit pak minuta para nisjes së mbledhjes në selinë blu.

 

Këlliçi theksoi se kjo është përiudhë reflektimi për PD-në, ndërsa shtoi se në zgjedhjet lokale vota u vodh.

 

Sipas tij, mbledhja po zhvillohet për të reflektuar dhe për të parë se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda PD.

 

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet.

 

Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në zgjedhje. Të mblidhemi dhe të flasim”, tha Këlliçi.