Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria në bashkinë Himarë, votoi sot në qendrën e tij të votimit.

Gjikuria iu përgjigj interesit të medieve lidhur me mos lejimin e disa qytetarëve për të votuar me ID të skaduara.

“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar. Socialistëve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë”, u shpreh ai.

Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve./ata