Shkodra ishte ndalesa e radhës e turit të koncerteve “Mendelssohn dhe Miqtë”, që u mbajt në Teatrin “Migjeni”.

Nën drejtimin artistik të Ëndër Baloglu dhe Desar Sulejmani, publiku pati kënaqësinë të shijonte vepra të mëdha nga tre kompozitorë të shquar: Brukner, Shënber dhe Mendelsohn-Bartoldy.

Ky koncert u realizua falë bashkëpunimit të grupit “Les Esons” me “Western Balkans Youth Orchestra”, duke sjellë një mesazh paqeje përmes muzikës.

Organizatorët i kanë konsideruar të shkëlqyera performancat në Tiranë e Shkodër. Pas Teatrit “Migjeni” ishte radha e Tivatit dhe më pas orkestrat me nga 11 muzikantë secila do të vijojnë turin ballkanik./ata