Ministrja e Punëve të Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Türkiye për diskutime dypalëshe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan dhe homologia e tij letoneze do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet midis Türkiyes dhe Bashkimit Evropian (BE).

Fidan dhe Braze pritet të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet rajonale dhe globale./aa